BUNDESLIGA/ Frankfurti shkatërron Bayern Munchen, e mund thellë 5-1

Bajern Mynih ka marrë një leksion të mirëfilltë futbolli sot në fushën e Eintraht Frakfurt, teksa është mundur me shifrat 5-1 nga vendasit në një ndeshje ku skuadra e Tomas Tuhel la shumë për të dëshiruar me paraqitjen e saj.

Marmush, Dina Ebimbe dhe Larson çuan shifrat në 3-0 që në pjesën e parë dhe Kimish në fundin e saj shkurtoi diferencën për kampionët në fuqi të Bundesligës.

Por dominimi i Eintrahtit vazhdoi edhe në të dytën me dy gola të tjerë nga Dina Ebimbe dhe Knauf, për të vulosur fitoren e thellë 5-1.

Kjo ishte humbja e parë në kampionat në këtë sezon për Bajernin, duke përsëritur humbjen më të thellë të 5 sezoneve të fundit në Bundesligë.

Edhe ajo e kaluara, me shifrat 5-1, kishte ndodhur po përballë Eintraht Frankfurt.