Liverpooli fiton me përmbysje, mposht Crystal Palace dhe i lë presionin Arsenalit

Liverpuli me plot kuptimin e fjalës mund të quhet skuadra e përmbysjeve të rezultateve.

Këtë që ka bërë edhe sot Liverpuli ku arriti të marrë një fitore me përmbysje në shifrat 2-1 në Londër ndaj  Kristal Palas.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selhurst Park” u mbyll me suksesin e të besuarve të Jyrgen Klopit, që provizorisht janë në vendin e parë në Premier Ligë dhe presin sesi do të dalë Arsenali ndaj në Birmingham ndaj Aston Vilës, që në javën e  fundit mundi Mançester Sitin.

Golin për Kristal Palase shënoi Mateta në minutën e 57-të dhe më pas vjen përmbysja e Liverpulit, ku në minutën e 76-të Salah barazoi shifrat në 1-1 dhe në minutën e parë shtesë Eliot realizoi golin e fitores për të kuqtë.