VIDEO/ Aureli sjell vajzën misterioze në studio për tu sqaruar, Gabriela i shkon përballë: Si të lë i dashuri të lëpihesh me...

Para pak ditësh, një video e një prej konkurrentëve të spektaklit televiziv “Përputhen”, Aurelit, ka dalë gjatë emisionit, ku shfaqej në klub nën shoqërin e një vajze.

Sipas tij, vajza misterioze është e dashura e mikut të tij, dhe ishte afruar fizikisht me të pasi muzika ishte shumë e lartë dhe kishin vështirësi për të komunikuar.

Gabriela, një nga konkurrëntet e emisionit për të cilën ai ka shprehur pëlqim, nuk e ka besuar këtë deklaratë dhe si pasojë Aureli ka sjellë vajzën në studio.

Teksa ishin duke u sqaruar, Gabriela vendosi të shkonte përballë vajzës, duke i thënë se nuk e beson akoma këtë histori.

"Si të lë ty i dashuri të shkosh të lëpihesh me shokët e tij, se dhe ne kemi pasur të dashur, nuk na ka lënë”, i është drejtuar Gabriela asaj.

"Të shkoj dhe unë të përqafoj dhe ti lëpihem çunave”, ka pyetur ajo Aurelin pasi shprehu se nuk ka asgjë me vajzën, por po pret të dëgjoj të vërtetën.