Adele për këngëtaren shqiptare: Është ylli i ri...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2023, 09:21
Këngëtarja me famë botërore, Adele habiti jo pak, për mirë, kur tha publikisht se “ylli i ri i muzikës Pop” është këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Në një intervistë të fundit për “The Hollywood Reporter”, gjatë eventit “Ëomen in Entertainment”, Adele tha se është mjaft e emocionuar për rikthimin e Duas, duke u shprehur:
“Jam mjaft e emocionuar që Dua Lipa është rikthyer. Kur dëgjova për herë të parë ‘I’ve got neë rules, I count ’em’ (duke kënduar), më kujtohet që i thashë menaxherit tim, “Wow. Kjo do të jetë ylli i ri i muzikës pop.” Jam shumë e emocionuar që është rikthyer vërtetë”.

