FOTO/ Mes divorcit me Jonas, Turner kapet duke u puthur me trashëgimtarin e perandorisë mediatike
Aktorja e njohur, Sophie Turner ka konfirmuar lidhjen e saj me të dashurin e saj aristokrat britanik, Peregrine Pearson.
Aktorja e “Game Of Thrones”, e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj Joe Jonas, u pa duke u puthur me pasion, trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë funtesh.
Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur gjatë një daljeje në tetor, duke nxitur spekulimet se ajo kishte vazhduar pas ndarjes me këngëtarin Jonas Brother, Joe, shkruan DailyMail.
Peregrine është djali i madh dhe trashëgimtari i Michael Pearson, një ish-producent filmi që zotëron një pjesë të rëndësishme të perandorisë mediatike Pearson.

