VIDEO/ Linda shpreh mllefin që ka me një banor: Ma ka shpifur...

Banorët që janë në nominim në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVK2” për këtë javë janë: Alba, Azemi, Besi, Blerando, Ylli, Blero dhe Kader.

Linda dhe Shqipja nga ana tjetër, kanë nisur aludimet e para se kush nga banorët do të largohet nga gara.

Në bisedën e tyre dëgjohet Shqipja që i thotë Lindës se gjërat që bën Blerando, i bën të gjitha për inat.

“Blerando është shumë fëmijëror, kam menduar që mund të shkojë më lart, por ndoshta del nesër. Më është bërë bajat si njeri, ma ka shpifur. Ai s’di të flasë, nuk me flet të gjithë, di vetëm të bëjë debat dhe tenton të të ulë”, tha Linda.

Shqipja më parë ka pasur ngacmime dhe flirtime me Blerandon por gjithçka mes tyre është ndërprerë dhe lënë pas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)