VIDEO/ Sërish intimitet mes tyre, Santiana i plotëson dëshirën Buçit duke...

Dy prej banorëve të spektaklit televiziv "BBVK2", Santiana dhe Buçi kanë krijuar një afrimitet mes tyre edhe pse të dy janë në një lidhje jashtë shtëpisë.

Afrimiti i tyre është diskutuar edhe në “Prime”, ku partnerja e Buçit ka hyrë në shtëpi, duke i dhënë këshilla atij sesi duhet të sillet.

Kujtojmë se partneri i Santianës atë natë ka refuzuar ti dërgojë një letër apo mesazh zanor asaj.

Ai ka zgjedhur ta dërgojë letrën më vonë, duke e paralajmëruar atë se sjellja e saj nuk i ka pëlqyer dhe të gjitha sqarimet do t’i bëjë jashtë.

Por edhe pas të gjitha vërejtjeve nga ana e familjarëve të tyre, ata përsëri kanë treguar shumë afrimitet.

Mbrëmjen e së enjtes, Buci i kërkoi Santianës ta ushqente dhe ajo e bëri.

Një veprim ky shumë intim. Ata e kanë thënë shpesh se e gjithë kjo sjellje është për lojëm por familjarët e tyre nuk e kanë pritur mirë të gjithë këtë sjellje të tyre.