FOTO/ Selena Gomez konfirmon romancën me producentin amerikan: Ai më trajton më mirë se...

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, "theu" heshtjen për thashethemet që po përfliten për të së fundmi, ku thuhet se është në lidhje me producentin amerikan, Benny Blanco.

Gomez ka pëlqyer dhe komentuar në postime të ndryshme në rrjetin “Instagram”, me titullin “Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje”.

Këngëtarja gjithashtu pëlqeu dhe postimin e “PopFaction”, me titull “Selena Gomez thuhet se është në takim me producentin Benny Blanco”.

Më vonë, ajo postoi një foto në faqen e saj zyrtare në "Instagram”, ku shfaqej në krahët e tij.

Faqja “PopFaction” postoi disa komente të Selenës, ku shfaqej duke mbrojtur partnerin e saj.

“Ai më ka trajtuar më mirë se çdo person tjetër në planet. Ai është më i miri nga të gjithë ato që kam pasur. Fakte”, shkroi ajo.