Zgjedhjet në Serbi, Arifi: Do jenë 10 mijë votues shqiptar më pak në Luginën e Preshevës si pasojë e spastrimit etnik

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë në Ora News foli për renditjen e Kosovës në vendin e fundit në tre testet e PISAS dhe për zgjedhjet në Serbi. Arifi u shpreh se si pasojë e spastrimit etnik, në zgjedhjet parlamentare të Serbisë do jenë 10 mijë votues shqiptarë më pak.

‘’Ministrja Nagavci reagoi pas shpalljes së rezultateve të PISAS dhe e arsyetoi në mënyrë banale rezultatin.

Në kuadër të saj kemi kërkuar dorëheqjen. Serbia është një shtet që po mundohet në vazhdimësi me qenë pretendues për Kosovën.

Lugina e Preshevës ballafaqohet në këto zgjedhje parlamentare me 10 mijë shqiptarë apo votues më pak pasi janë pjesë e spastrimit etnik.

Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku jemi pjesë administrative e Republikës së Serbisë jemi me vite me radhë në një proces ku kemi 10 mijë shqiptarë më pak që mund të votojnë’’, tha ndër të tjera Arifi.