VIDEO/ Kurti prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 09:28
Kryeministri i Kosovës ka dalë në një konferencë të posaçme për mediat mëngjesin e kësaj të mërkure ku po prezanton masën prej 1.2 milionë eurosh për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Pas Kurtit në takim fjalë hyrëse do të mbajnë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek.
