Zgjedhjet parlamentare, Nebiu: RMV do të ketë një kryeministër shqiptar, emri nuk dihet ende

Analisti Besim Nebiu në një intervistë në Ora News foli për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Nebiu u shpreh se RMV do të ketë një kryeministër shqiptar por nuk dihet se cili do jetë.

‘’Zgjedhjet e ardhshme parlamentare pjesërisht do të kombinohen me zgjedhjet presidenciale, dhe ky është një vendim të cilin si duket në momentin e fundit e mori koalicioni qeverisës i përbërë nga Lidhja Socialdemokrate dhe PDI.

Bëhet fjalë për një marrëveshje në vigjile të formimit të kësaj qeverie ku BDI doli në zgjedhjet e 2020 me premtim për një kryeministër shqiptar, dhe pastaj me formimin e qeverisë hoqi dorë nga ky premtim.

Arriti një marrëveshje simbolike të një kryeministri që do qeveristë në 100 ditën e fundit të mandatit të  kësaj qeverie.

Unë mendoj se kryeministër shqiptar do të ketë por është pikëpyetje cili do të jetë’’, tha ndër të tjera Nebiu