Me mijëra në funeralin e 22-vjeçares/ Vrasja e Gulia Cecchetinnga ish i dashuri i saj, ngre Italinë në këmbë
Këto pamje të transmetuara drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror italian, janë nga ceremonia e varrimit të Giulia Cecchettin, vrasja e së cilës nxiti protesta të shumta dhe revolt kombëtare në shtetin fqinj.
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e 22-vjeçares në Padova, e cila u varros pranë së ëmës, ndërsa të pranishmit tundnin çelësat e tyre kur arkivoli u largua nga kisha, një thirrje simbolike për të mos toleruar dhunën në heshtje.
Babai i viktimës bëri një lutje që vdekja e vajzës së tij të bëhet një pikë kthese për t'i dhënë fund abuzimit dhe vrasjes së grave.
22-vjeçarja u vra nga ish i dashuri i saj posesiv, pak ditë para se të merrte diplomën universitare. Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor, ndërsa trupi i pajetë u gjet një javë më vonë me shenja dhune dhe keqtrajtimi.
Autori 22-vjeçar, Filippo Turetta, tashmë i arrestuar, e ka pranuar krimin.
Rasti ka mbizotëruar titujt italianë javët e fundit mes demonstratave të mëdha në qytete anembanë vendit duke bërë që kryeministrja Giorgia Meloni të zotohet të rrisë mbrojtjen për gratë.
E para femër në krye të Italisë premtoi një fushatë të re arsimore në shkolla për të luftuar atë që e përshkruan si kulturën ende të përhapur të dhunës mizogjene.


