Zjarr në një hotel në Devoll, dyshohet të jetë shkaktuar nga shkaqe aksidentale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 14:37
Një zjarr ka përfshirë një hotel në fshatin Vranisht të Bashkisë Devoll.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme meateriale.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik.
Njoftimi i policisë Devoll:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli.
Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
