Autobusi përplaset me “Benzin” në Fier, drejtuesi 62-vjeçar përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip ‘Benz’.

Autobusi i linjës Fier – Roskovec ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.

Nga të të dhënat paraparke mësohet se është vetëm një person i lënduar, grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor "Fier-Patos", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.