GOGLAT E DREJTËSISË/ Hidhet në presidencë shorti për emrat e rinj të KED-së


Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Ngresi do të drejtojë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Në shortin që u hodh në Presidencë, nga të gjithë institucionet e drejtësisë u zgjodhën gjithashtu dhe 9 anëtarët, të cilët janë përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Po nga gjykata e lartë, zëvëndësues i Ngresit në KED do të jetë Dariel Sina.

Nga gjykata kushtetuese shorti përzgjodhi Elsa Toskën dhe Sonila Bejtjan Zëëndësuesja e tyre do të jetë, Marjana Semini.




Për të përfaqësues Prokurorinë e Përgjithshme, goglat zgjodhën Alma Muçën, ndërsa Arqile Koça do të jetë zëvëndësuesi.

Dy anëtaret nga Gjykata e Apelit janë Irena Brahimi e Altina Nasufi. Ilirjana Olldashi, pason si anëtare në mungesë të tyre.

Mandatin një vjeçar nga Prokuroria e Apelit do ta mbajnë Lazer Çardaku e Genti Xholi. Irma Balli u zgjodh u zgjodh nga shorti si zëvëndësuese.

Në presidencë, shorti zgjodhi si përfaqësues të Gjykatës Administrative, Ramiz Lalan. Gjyqtari që do të jetë në mungesë të tij është Besart Kaçkini.

9 anëtarët e zgjedhur do të mbajnë për një vit mandatin e tyre, ndërsa do t’i rendisë kandidatët e rinj të institucioneve ligjvënëse sipas meritës.