Kundërpërgjigjja ndaj asaj të Veriut/ Edhe Koreja e Jugut lëshon një satelit spiun

Koreja e Jugut njoftoi këtë të shtunë, se ka lëshuar satelitin e parë spiun.

Lëvizja vjen afro dy javë pasi rivali në Veri njoftoi se kishte lëshuar me sukses satelitin e saj të zbulimit , duke theksuar garën e përshpejtuar të hapësirës midis fqinjëve.

i transportuar nga një raketë SpaceX , me mbishkrimin "KOREA", u lëshua nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

Objekti hyri në orbitë disa minuta pas lëshimit dhe arriti të komunikonte me kontrollin tokësor rreth mesditës, deklaroi ministria e mbrojtjes,

duke shtuar se do të operojë deri në 600 kilometra mbi Tokë dhe mund të zbulojë një objekt të vogël deri në 30 centimetra.

Sateliti premton të përmirësojë aftësinë e Seulit për të monitoruar Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore, e cila deri më tani ka qenë shumë e varur nga aftësitë e mbikqyrjes së aleatit të saj, Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Jugut, që mbetet teknikisht në luftë me Veriun, synon të lëshojë katër satelitë të tjerë spiun deri në fund të vitit 2025, për të rritur aftësinë e saj për të kontrolluar Phenianin.

Menjëherë pas lajmit, media shtetërore e Koresë së Veriut, paralajmëroi se çdo ndërhyrje në programin satelitor të vendit nga SHBA-ja do të konsiderohej një shpallje lufte.

Kujtojmë se lëshimi i satelitit nga Koreja e Veriut muajin e u dënua nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, qeveritë e të cilave e shohin programin hapësinor të Phenianit si një pretekst për të testuar teknologjinë e ndaluar të raketave balistike.