Samiti i klimës me kontrata për naftë, OKB: Frenojmë rritjen e temperaturës nëse nuk djegim më karburant

Samiti për mbrojtjen e klimës në Dubai është përfshirë nga thirrje për të ndaluar djegien e karburanteve, por edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar ende ar të zi. Madje nga 80 mijë pjesëmarrës një pjesë e madhe ishin lobist për firmosjen e kontratave në vitet pasardhëse

Në alarmin për ngrohjen ekstreme globale dhe dëme që shkojnë drejt të pariparueshmes, në Dubai u zhvillua samiti më i madh i klimës.

Në fjalën e tij sekretari I përgjithshëm i OKB Antonio Guterres në ditën e parë të takimit theksoi se tashmë nuk bëhet më fjalë për reduktim të përdorimit të gazit, por për ndalimin e plotë të tij, nëse duam të frenojmë temperaturat e larta.

Emirate e bashkuara iu bashkuan thirrjeve kur presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed krijoi fondin 30 miliardë dollarësh në mbrojtje të tokës. Në fund të dekadës synohet që shuma të shkojë në 250 miliardë

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles apeloi për vendime të rëndësishme.

"Ne po e nxjerrim botën natyrore jashtë ekuilibrit dhe kufijve normalë dhe në një territor të rrezikshëm të paeksploruar. Zgjedhja jonë tani është më e zymtë dhe më e errët. Shpresa e botës mbetet tek vendimet që duhet të marrim." tha ai.

Shqipëria u bë pjesë e Samitit, ku kryeministri Rama zhvilloi takime të rëndësishme. Paradoksalisht në samit morën pjesë lider më të fuqishëm të botës dhe u regjistruan 80 mijë pjesëmarrës. Por u vu re se rreth 50 për qind ishin lobist që mbështesnin marrëveshje të reja të përdorimit të karburantit

Madje një prej anëtarëve të bordit për samitin dha dorëheqjen pas lajmeve se emiratet e bashkuara po lidhnin marrëveshje të reja për naftën dhe gazin. Nuk mungoi as politika. Delegacioni i Iranit u largua nga salla për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.