"Shkundet" sërish Turqia! Tërmeti frikëson qytetarët

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Akçadag të Malatyas.

Sipas informacioneve të marra nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 03:18 të mëngjesit, me epiqendër në lagjen Akçadag.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash nën tokë, ka shkaktuar shqetësim afatshkurtër, raporton Haberturk.

Nuk dihet nëse ka dëme.