A do të zhduket Sida në 2030? OKB, UNAIDS, OBSH japin shpresë për frenimin e virusit HIV

Organizatat ndërkombëtare kanë shtuar shpresën për uljen e personave të prekur me HIV-AIDS dhe deri në zhdukjen përfundimtare. Për këtë javën e ardhshme do të paraqitet një strategji konkrete ku synohet që sëmundja të zhduket në vitin 2030

39 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur me HIV- AIDS, ku 20 milionë janë në Afrikën lindore dhe jugore, dhe 6.5 milionë në Azi dhe Paqësor. Të dhëna janë bërë të ditura këtë të premte në ditën botërore kundër kësaj sëmundje.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se ka ende një mundësi për ta zhdukur deri në vitin 2030. Për këtë është kërkuar zhvillimi I konferencës së 22 që do të mbahet javën e ardhshme.

Në takim pritet të kërkohen më shumë fonde për të arritur qëllimin e mbështetur edhe me faktin se Afrika e Jugut regjistroi rënien e saj të parë të konsiderueshme në numrin e njerëzve që vuajnë nga HIV.

Megjithatë sinjali negative vjen nga Evropa ku të infektuarit me HIV janë rritur me 30 për qind. Nga të dhënat e deri tanishme Ilaçi për parandalimin e HIV i krijuar në 2016 ka ndihmuar në frenimin e infeksioneve të reja.

Bëhet e ditur se pak më shumë se 9 milionë persona nuk kanë qasje në trajtimin që shpëton jetë. Sipas të dhënave, mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni.