Ballkani mundet në "Air Albania" nga Victoria Plzen, kualifikimi luhet në ndeshjen e fundit
Skuadra e Ballkanit u mund këtë pasdite në Air Albania nga çekët e Victoria Plzen. Sfida e vlefshme për grupet e Conference League u mbyll 0-1 për miqtë me golin e realizua nga Sulc në minutat e fundit të lojës.
Të besuarit e Ilir Dajës ishin të pafat në këtë ndeshje pasi patën shumë raste për shënimin e golit. Me këtë humbje ata janë të fundit me 4 pikë, por 1 fitore në sfidën e mbetur, atë me Dinamo Zagreb do t’i çonte një raund më tej.
Kroatët janë të dytët me 6 pikë pas fitores së sotme ndaj Astanas. Ata do të presin Ballkanin me datë 14 dhjetor në Zagreb në takimin vendimtar se kush do të kualifikohet në fazën e eleminimit direkt.
Nga ana tjetër Victoria Plzen e kishte siguruar kualifikimin, pasi ka pikë të plota në grup duke u renditur e para me 15 pikë. Kurse Astana është në kuotën e 4 pikë, po aq sa Ballkani.