Lajme të mira për Milanin, një mesfushor rikthehet nga dëmtimi

Më në fund ka dhe një lajm të mirë për Milanin. Kuqezinjtë, që po hasin vështirësi për shkak të dëmtimeve të shumta, janë në fakt gjithnjë e më afër rikthimit të Ismaele Bennacer.

Mesfushori algjerian, sipas medieve italiane mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone. Stërvitjet e sotme dhe të nesërme do të jenë vendimtare, por ndjesitë janë pozitive.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit. Më shumë se gjashtë muaj më vonë, Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale. Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano.