Dy finale për kualifikimin, ja formacionet të ndeshjeve Gallatasaraj-M.Junajtid e Sevilja-PSV
Dy ndeshjet e para sot në Ligën e Kampioneve janë duele direkte për kualifikimin mes skuadrave të përfshira. Kush humbet këto sfida, mund t’i japë lamtumirën thuajse përfundimisht turneut.
Sytë janë padyshim te dueli i Grupit A, ku Gallatasaraj pret Mançester Junajtidin. Sfida luhet në kushte të vështira pasi terreni i stadiumit në Stamboll është rënduar nga reshjet e shiut. Turqit kanë avantazhin e një pikë ndaj “djajve të kuq” dhe në rast fitoreje, do të bënin thuajse të sigurt kalimin në turin tjetër.
Ndërkohë, në Grupin B, Sevilja luan shansin e fundit që ka për të tentuar vazhdimësinë në turne. Ajo ka vetëm 2 pikë dhe pret PSV-në që ka 5, në tentativën për të rihapur garën në ndjekje të Arsenalit që duket pak më i qetë në kryesim.
GRUPI A
Gallatasaraj-Mançester Junajtid

GRUPI B
Sevilja-PSV


