BE fokus të veçantë shëndetit mendor, një në dy evropianë kishin një problem të kësaj fushe

Vendet anëtare të BE-së do të fokusohen më shumë për shëndetin mendor të qytetarëve të tyre.

Vendet ranë dakord të sigurojnë një kujdes efektiv në kohë dhe të sigurt të shëndetit mendor, sipas një deklarate gjatë një takimi të ministrave të Shëndetësisë të BE-së, në Bruksel.

“Ky është një sinjal i fortë në favor të veprimit të përbashkët për këtë çështje të rëndësishme”, tha një diplomat i BE-së.

Shifrat e BE-së treguan se pothuajse një në dy evropianë kishin një problem emocional ose psikosocial vitin e kaluar.

Kriza të tilla si pandemia e koronavirusit, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ndryshimet klimatike dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë e kanë përkeqësuar më tej situatën, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Në Gjermani, për shembull, të prekurit ndonjëherë presin një kohë shumë të gjatë për ndihmë lidhur me problemet e shëndetit mendor.

Një vit më parë, Dhoma Federale e Psikoterapistëve, duke cituar të dhëna nga Shoqata Kombëtare e Mjekëve Statutore të Sigurimeve Shëndetësore nga viti 2019, raportoi se koha mesatare e pritjes nga konsultimi i parë deri në fillimin e terapisë ishte 142,4 ditë.