“Mbi 30 minuta, askush nuk vjen”, Katari lë në pritje presidentin gjerman në aeroport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2023, 17:43
As një, as dy, dhe as tre por gjithsej 30 minuta u desh të priste presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në aeroportin e Katarit.
Siç shihet në video, pasi avioni i presidenti gjerman zbarkoi në Katar, aty nuk ndodhej asnjë nga anëtarët e qeverisë së Katarit.
Sipas Deutsche Welle, presidenti gjerman kishte mbërritur në Katar pak më herët se sa ishte planifikuar.
Më në fund, pas gjysmë orë, ministri i Jashtëm i Katarit mbërriti në aeroport për të pritur presidentin gjerman.
German President Frank-Walter Steinmeier had an unusual wait at the airport in Qatar's capital Doha.
— DW Politics (@dw_politics) November 29, 2023
He was left standing at the door of his plane for nearly 30 minutes after touching down. pic.twitter.com/kQdkeA81qa