Shpërthen ish-arbitri anglez, Clattenburg: Newcastle ka të drejtë të ndihet i vjedhur, penallti inekzistente

Në Angli vijojnë të kontestojnë Szymon Marciniak, i cili akordoi një penallti shumë të dyshimtë mbrëmjen e djeshme për Newcastle.

Një episod që i lejoi parisienët të ruanin vendin e dytë në Grupin F, duke u shtuar shanset për kualifikim. Mark Clattenburg , një ish-arbitër ndërkombëtar anglez, beson se ish-kolegu i tij bëri një gabim: “Newcastle ka çdo të drejtë të ndihet i grabitur,” tha ai për Daily Mail.

“Kylian Mbappe nuk duhet të kishte pasur kurrë shansin për të barazuar në minutat shtesë. Në fillim të ndeshjes, ne pamë topin që goditi Lewis Miley në kofshë dhe më pas topi preku një krahë. Kwiatkowski (përgjegjësi i VAR.) vendosi të mos e dërgonte Marciniak para monitorit.

Në kohën shtesë ndodhi një rast identik. Topi kërcen nga trupi në bërrylin e Tino Livramentos dhe këtë herë Kwiatkowski rekomandon një rishikim për Marciniak, i cili është i bindur se krahu i Livramentos është i hapur.

Megjithatë, pamjet e tjera tregojnë qartë se nuk ishte kështu. Krahu i mbrojtësit ishte në një pozicion të natyrshëm për lëvizjen që bënte. Ai nuk kishte kohë për të reaguar ndaj devijimit. Ky penalitet bie kundër të gjitha udhëzimeve”, tha Clattenburg.