Në Dubai vendoset fati i klimës/ OKB kërkon nga shtetet buxhet për rimëkëmbjen e natyrës
Në Dubai përgjatë treditëshit do të vendosen fatet mbi sjelljen e shteteve ndaj natyrës. OKB ka kërkuar vendime drastike për uljen e ndotjes dhe fonde për rimëkëmbje. Për të bindur shtetet pjesëmarrëse në tryezë janë vendosur shifrat me dëmet katastrofike që ka shkaktuar ndryshimi i klimës.
Dubai ka mikpritur samitin e 28 të OKB për ndryshimet klimaterike.
Në tavolinën e diskutimit ku janë pjesë Delegacionet e qeverive botërore janë të dhënat mbi pasojat e shkaktuara nga kushtet atmosferike që cilësohen jo normale për stinët respektive.
Përgjatë 3 ditëve, deri më 2 dhjetor palëve u duhet të arrijnë një marrëveshje për masat që duhet të merren por edhe fondet që do të vihen në dispozicion.
Vendet pjesëmarrëse, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën dhe Holandën pritet të shpallin kontributet e tyre, kanë deklaruar diplomatët europianë.
Joe Biden dhe Xi Jinping nuk do të marrin pjesë personalisht, por liderë të tjerë botërorë përfshirë Rishi Sunak, janë bërë pjesë e tryezës.
Qëndrimin e parë e ka mbajtur António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili e vë theksin tek ulja e ndotjes në mjedis dhe përdorimi sa më pak të jetë e mundur e karburantit, si e vetmja mënyrë për të ndalur rritjen e temperaturës së Tokës.
“Ne po jetojmë përmes kolapsit klimatik në kohë reale”, u tha ai delegatëve të Cop28.
Për gati tre dekada, qeveritë botërore janë mbledhur pothuajse çdo vit për të krijuar një përgjigje globale ndaj emergjencës klimatike.
Sipas Konventës të vitit 1992 çdo vend është i detyruar me traktat të "shmangojë ndryshimet e rrezikshme klimatike" dhe të gjejë mënyra për të reduktuar emetimet e gazeve serë globalisht në një mënyrë të barabartë.


