CHAMPIONS LEAGUE/ E ndihmojnë dy autogola, Atletiko Madrid kualifikon veten dhe… Lazion

Atletiko Madrid ka siguruar një biletë të dyfishtë sot në Ligën e Kampioneve, Madrilenët kanë mundur me shifrat 3-1 Fejnordin në fushën e këtyre të fundit dhe kanë kualifikuar në këtë mënyrë njëkohësisht edhe Lacion.

Madrilenëve i erdhën në ndihmë në fakt autogolat e vendasve, të cilët shënuan dy të tillë, ndërsa ishin të pasaktë në tentativat e tyre para portës kundërshtare.

Rezultati 3-1 çon Atletikon në vendin e parë në grup, teksa në të dytin është Lacio, me të cilën luan ndeshjen e ardhshme për të diskutuar se cila shkon në vazon kryesore në short.