VIDEO/ Cllevio sulmohet në Itali gjatë koncerit

Personazhi i famshëm në platformën "Tik Tok", Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut. Këtë herë është sulmuar në një koncert që po mbante në Firenze.

Në një video të bërë virale në mediet sociale shihet reperi, i cili ka ndaluar performancën në skenë dhe qëndron pas disa shokëve të tij pasi turma e agravuar ndodhet përballë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj situate apo rrethanat që kanë çuar deri në këtë "përplasje virtuale" mes reperit dhe admiruesve të tij.

Me kaq sa shikohet në video nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike, vetëm Klevio duket disa herë duke i drejtuar mikrofonin një personi që gjendet në turmë