E bija feston ditëlindjen sot, Alban Skenderaj e uron me fjalët më të ëmbla

Çifti i njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit Duam.

Sot në Ditën e Flamurit në familjen e tyre ka 2 festa, pasi vajza e tyre Ameli ka ditëlindjen dhe mbush 8 vjeç.

Këngëtari e ka uruar vajzën e tij me fjalët më të ëmbla, duke u bërë gjithashtu edhe nostalgjik, pasi koha sipas tij ka kaluar si një përplasje qepallash.

"Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor, 2018 kur ti bëheshe 3 vjeçe dhe festonim bashkë ditëlindjen tënde dhe Festën e Flamurit! Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si një përplasje qepallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar! Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dorë apo në sfond duke të parë se si rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë!", ka shkruar këngëtari.

Albani gjithashtu ka dhe një urim për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë: "Gëzuar Festën e Flamurit miq, uroj ta nderojmë Shqipërinë e të jemi shtetas të denjë duke u përkujdesur për të, ashtu siç ajo na nderon me historinë e pasur dhe bukuritë e saj."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)