VIDEO/ Turbulenca "të frikshme" në avionin "Boeing 777", një grua plagoset në kokë

Udhëtarët e avionit "Boeing 777-300" kanë përjetuar momente paniku për shkak të turbulencave të vazhdueshme që ndodhën gjatë fluturimit të Aeroflot, në linjën Petropavlovsk-Kamchatsky – Moskë.

Sipas medieve ruse një grua ka marrë plagë të lehta në kokë gjatë trazirave. Në videon e publikuar në rrjete sociale tregohen momentet e tmerrit që përjetuan pasagjeret. një nga pasagjerët në fluturim ishte Ministri i Shëndetësisë i Kamchatka Krai, Alexander Gaskov, i cili nuk ka pësuar lëndime.