Lufta në Izrael/ Mes pengjeve të liruar nga Hamasi, ruso-izraeliti i lirë me ‘kërkesë’ të Putinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2023, 22:35
Nëntë fëmijë, katër gra dhe një izraelito-rus ishin 14 pengjet e izraelitet të mbajtur nga Hamasi.
Por lirimi ruso-izraelitit thuhet se nuk ishte parashikuar në marrëveshje, është bërë me kërkesë të presidentit rus Vladimir Putin.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ron Crivoy, ruso izraelit I cili në ditën që ndodhi sulmi i grupit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor, arriti fillimisht të arratisej nëpërmjet një kanali, por arratia e tij nuk zgjati shumë. Ron është më i vogli nga tre vëllezërit.