Hamasi i gatshëm të zgjasë armëpushimin për 2-4 ditë

Një burim i afërt me Hamasin i tha AFP sot se organizata palestineze “informoi ndërmjetësuesit”, përkatësisht Katarin dhe Egjiptin, se grupet e armatosura që mbajnë pengje izraelitë në Rripin e Gazës “pajtohen të zgjasin armëpushimin për dy deri në katër ditë”.

Këto grupe palestineze “besojnë se është e mundur të sigurohet lirimi i 20-40 të burgosurve të tjerë izraelitë”, tha burimi.

Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit skadon të hënën mbrëma.

Në kuadër të saj, parashikohet lirimi i 50 pengjeve, në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.