Izrael: Një grup tjetër pengjesh në Gaza i është dorëzuar Kryqit të Kuq
Ushtria izraelite njoftoi sot se Hamasi i ka dorëzuar një grup tjetër pengjesh stafit të Kryqit të Kuq si pjesë e një marrëveshjeje katërditore për armëpushim në luftën e Gazës.
“Katërmbëdhjetë qytetarë izraelitë dhe tre të huaj iu dorëzuan sot stafit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK)”, tha ushtria izraelite.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, shkroi në Telegram se 13 izraelitë, tre shtetas tajlandez dhe një shtetas rus ishin liruar.
Sot është dita e tretë e marrëveshjes së armëpushimit e cila përfshin një pauzë katërditore në luftimet midis të dy palëve.
Pauza do të lejojë që ndihma e nevojshme të dërgohet në Rripin e Gazës me popullsi të dendur në këmbim të lirimit të disa pengjeve të Hamasit të rrëmbyer gjatë sulmeve të përgjakshme të 7 tetorit, në Izrael.
Në këmbim, Izraeli gjithashtu ra dakord të lirojë një numër palestinezësh të mbajtur në burgjet izraelite si pjesë e marrëveshjes. Tre të burgosur palestinezë do të lirohen sot nga paraburgimi izraelit për çdo peng të liruar.
