Netanyahu viziton ushtarët në Gazë: Asgjë nuk do të na ndalojë për të shkatërruar Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka vizituar sot ushtarët në Rripin verior të Gazës, gjatë një armëpushimi katërditor me Hamasin. Një marrëveshje kjo e arritur për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe përfundimisht do t’i kthejmë të gjithë. 

Kemi tre qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për Shtetin e Izraelit”, është shprehur Netanjahu.

Kreu i qeverisë izraelite ka theksuar gjithashtu se “jam këtu për t’u thënë miqve të mi këtu, luftëtarëve këtu, të cilët më thonë të njëjtat gjëra, dhe jua përsëris këtë, qytetarët e Izraelit: vazhdojmë deri në fund – deri në fitore

“Asgjë nuk do të na ndalojë dhe ne jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, nënvizoi Netanjahu.