Izraeli: Nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri në mesnatë, fillon lufta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2023, 19:09
Hamasi e di se nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ushtria do të rifillojë operacionet e luftës, deklaruan zyrtarët izraelitë të sigurisë.
Një burim egjiptian i sigurisë tha se mund të ketë një vonesë në shkëmbim, për faktin se të arrestuarit palestinezë nuk janë liruar ende nga forcat pushtuese izraelite dhe se, sipas marrëveshjes, lirimi i pengjeve dhe të burgosurve duhet të bëhet në të njëjtën kohë.
