Të paktën 66 gazetarë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi sot se dy gazetarë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 31 të tjerë mbahen në burgjet izraelite, bëhet e ditur sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency”.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se të paktën 66 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Në deklaratë thuhet se në sulmet izraelite kanë humbur jetën 66 gazetarë, përfshirë gjashtë gra.

Sindikata u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të monitorojnë nga afër shkeljet izraelite kundër gazetarëve.