Mbante një pankartë me simbole naziste, arrestohet një protestues në Londër

Një protestues është arrestuar në Londër për nxitje të urrejtjes racore, sipas një deklaratë të policisë.

Në Londër po zhvillohet Marshi Kombëtar për Palestinën, i organizuar nga Fushata e Solidaritetit me Palestinën.

“Ne kemi arrestuar një burrë me dyshimin për nxitje të urrejtjes racore pranë fillimit të protestës.

“Oficerët e panë atë duke mbajtur një pankartë me simbole naziste”, tha Met në një deklaratë.