“Kam qarë nga lumturia”, rrëfimi i nënës së vajzës tajlandeze që ishte mes pengjeve të liruar nga Hamasi: E njoha nga…
Nëna e një pengu tajlandez të liruar nga Hamasi të premten i tha CNN se “qau nga lumturia” pasi mësoi lajmin. “Unë shpërtheva në lot kur e pashë në dy videoklipe.
I njoha flokët e saj dhe mënyrën se si ajo ecën normalisht. Mendova se ishte padyshim ajo kur pashë një zonjë që po shkonte në autobus me një fustan të kuq,” tha Boonyarin Srichan, nëna e Nutthawaree Munkan, për CNN përmes telefonit të shtunën. Srichan jeton në provincën Khon Kaen, një nga më të varfrat e vendit, me mbesën e saj 8-vjeçare. Ajo tha se nuk mund ta përmbante lumturinë e saj dhe vrapoi rreth shtëpisë së saj, duke kërcyer lart e poshtë së bashku me mbesën e saj. “Unë qava nga lumturia” tha ajo.
Srichan nuk ka folur ende me vajzën e saj, por planifikon të udhëtojë në Bangkok për ta pritur. Më herët të shtunën, qeveria tajlandeze konfirmoi lirimin e saj. Ajo u pa në një fotografi së bashku me nëntë pengjet e tjera tajlandeze të liruar