Gati 15,000 viktima në Gaza - Nga këto 6,150 janë fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 22:25
Qeveria e Hamasit njoftoi më herët të enjten se 14,854 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Në mesin e të vdekurve të regjistruar janë 6,150 fëmijë dhe 4,000 gra. Përveç kësaj, 36,000 njerëz janë lënduar.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit theksoi në të njëjtën kohë se dhjetëra trupa janë shpërndarë në rrugët e Rripit verior të Gazës dhe se është e pamundur të mblidhen dhe numërohen për shkak të intensitetit të bombardimeve.
Sakaq nga dita e premte është parashikuar një armëpushim mes dy vendeve, edhe për lirimin e disa pengjeve.

