Presidenti Begaj për krizën në Parlament: Politikanët duhet të sillen si të tillë

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur shqetësimin sa i përket krizës në parlamentin shqiptar.

Pasi mbajti fjalimin në samitin e Diasporës ai kërkoi që edhe partitë të sillën në të njëjtën mënyrë të bashkuar.

Sinkron ''Sot është dita e bashkimit dhe politikanët duhet të sillen si të tillë. Parlamenti është vendi ku debatohen ide dhe programe dhe nuk duhet të sillemi në atë mënyrë'', tha Begaj. 

Sa i përket nismave për të nisur dialogun në seancë dhe komisione ai theksoi se apelin e ka bërë në cdo fjalim që ka mbajtur

Dy ditë më parë Ambasada e SHBA, BE, Britanikët dhe Gjermanët kërkuan që kuvendi shqiptar ti rikthehet normalitetit si dhe të garantohet kontrolli mbi ekzekutivin.

Pavarësisht kësaj tonet mes palëve vijojnë të mbeten të larta.