Uiski më i shtrenjtë, 2.7 mln dollarë një shishe, vendos rekord si pija më e shtrenjtë në ankand
Rekord për pijet më të shtrenjta! Një shishe e rrallë Uiski skocez u shit për plot 2.7 milion dollar në një ankand!
Një shishe e rrallë uiski është shitur për 2.7 milionë dollarë, duke thyer rekordin për verën apo pijet alkoolike më të shtrenjta të shitura në ankand.
‘Macallan 1926 single malt’ është një nga shishet më të kërkuara në botë të uiskit skocez. Ajo u shit nga Sotheby's të shtunën, me më shumë se dyfishin e çmimit të parashikuar.
Kreu i shtëpisë së ankandeve të uiskit pohoi se ishte lejuar të shijonte një pikë të vogël të tij paraprakisht. “Është shumë e pasur, ka shumë fruta të thata, shumë erëza, shumë dru”, tha Jonny Fowële për agjencinë e lajmeve AFP.
Pija alkoolike kaloi 60 vjet duke u pjekur në kavanoza të errëta të lisit, teksa në vitin 1986 kishte vetëm 40 të tilla. Ato nuk dolën kurrë në shitje, por disa iu ofruan klientëve kryesorë të kompanisë së prodhimit.
Dhe sa herë që ndonjë nga shishet është nxjerrë në ankand gjatë viteve, ka pasur rezultate të jashtëzakonshme - një shishe e ngjashme është shitur në vitin 2019 për 1.5 milion paund.
Shtëpia e ankandit Sotheby's tha se 40 shishet nga fuçia e vitit 1926 ishin etiketuar në mënyra të ndryshme.
2 nuk kishin fare etiketa, 14 ishin zbukuruar me etiketat ikonike ‘Fine and Rare’ dhe 12 ishin etiketuar nga artisti I popit Sir Peter Blake.
12 shishe të tjera - duke përfshirë edhe atë rekord të shitur të shtunën - u projektuan nga piktori italian Valerio Adami. Nuk dihet se sa nga 12 shishet e ‘The Macallan Adami 1926’ ekzistojnë ende.
Njëri thuhet se është shkatërruar nga një tërmet në Japoni në vitin 2011 dhe besohet se të paktën një tjetër është hapur dhe konsumuar.
