707 vjet burg 32-vjeçarin që punonte si dado, abuzoi me 16 fëmijë nga mosha 2 deri në 14 vjeç

Matthew Zakrzewski, një burrë nga Kalifornia që punonte si dado është dënuar me 707 vjet burg për abuzime me 16 fëmijë

34-vjeçari u shpall fajtor për 34 krime në total, përfshirë abuzim dhe ngacmimin seksuale të të miturve të moshës 2 deri ne 14 vjeç të cilët ishin nen kujdesin e tij tha zyra e prokurorit të qarkut Orange.

Zakrzewski I kreu krimet e tij nga janari I 2014 deri kur u arrestua maj te 2019.

Shume prej krimeve i kishte filmuar, çka e bën më tronditëse historinë e abuzimit.

“Unë krenohesha që u jepja buzëqeshje fëmijëve tuaj,” tha ai përpara se gjyqtarja t’i lexonte atij vendimin.

Gjatë seancës, gjyshja e njërës prej viktimave kërkoi dënimi maksimal për krimet.

“Dënimi me vdekje është shume i mirë për të… Ju lutem mos tregoni mëshirë për këtë kafshë” thirri ajo.

Megjithatë gjate fjalimeve të familjarëve 34-vjeçari mbante kontakte me sy me ta, ndonëse nuk kërkoi as falje.

Dënimi me 707 vjet burg nuk është më i gjati i dhënë ndonjëherë  për abuzimet me fëmijë.

Charles Scott Robinson, është dënuar 30,000 vjet burg ne dhjetor te 1994, 5,000 vite për secilën nga 6 akuzat e abuzimit me fëmijë për të cilat u shpall fajtor.