Italia ndalon mishin e laboratorit, ministri i Bujqësisë: Prish marrëdhënien fisnike të njeriut me tokën

Italia ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore dhe nevojën për të mbrojtur blegtorët, edhe nëse shitja e produktit nuk është miratuar ende në BE. Ajo u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndaloi “mishin e kultivuar”

Italia e ka ndaluar me ligj përdorimin dhe tregtimin e mishit të prodhuar në laboratorë.

Projektligji I dërguar në parlamentin Italian në fillim të vitit që kërkonte ndalimi e prodhimit të mishit të kultivuar ka marrë miratimin e ligjvënëse.

Italia u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndaloi “mishin e kultivuar”, i prodhuar në një laborator nga qelizat e indeve të kafshëve.

Ligji i miratuar nga Kuvendi me kërcënimin e gjobave të rënda ndalon edhe përshkrimin e proteinave me origjinë bimore si “mish”.

Shumë kompani në mbarë botën shesin “alternativa të mishit me bazë bimore” që reklamohen si zgjidhje për çështjet etike që lidhen me bujqësinë industriale dhe zgjidhjet mjedisore, raporton

Shitja e “mishit të kultivuar” lejohet aktualisht në Singapor dhe Shtetet e Bashkuara, por jo në BE, megjithëse kompanitë evropiane kanë mbledhur fonde për të financuar kërkimet për të.

“Mishi i kultivuar” konsiderohet nga BE si “ushqim i ri” dhe si i tillë, si çdo produkt i ri, duhet të marrë autorizim tregtimi.

Ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida tha se “mishi i kultivuar prish marrëdhënien fisnike mes tokës, njeriut dhe punës që na ka shoqëruar për mijëvjeçarë dhe na ka lejuar të kultivojmë tokën”.