Vriten dy pengje të Hamasit, Izraeli gjen trupin e pajetë të 19 vjeçares dhe një 65-vjeçareje

Pas 40 ditë luftimesh, Izraeli ka gjetur pa jetë dy nga pengjet e rrëmbyera nga Hamasi. Zbulimi ka ardhur edhe si pasojë e informacioneve të inteligjencës dhe ndodheshin pranë spitaleve. Madje për këtë ushtria e Netaniahut ka publikuar edhe foto duke deklaruar se janë tunele të militantëve të ndërtuara pranë institucioneve shëndetësore.

Dy nga më shumë se 200 pengje të marrë në Izrael prej Hamasit janë gjetur të vdekur në rripin e gazës. Mbrëmjen e së enjtes gjatë një sulmi të trupave të Netaniahut është konstatuar e vdekur një 65-vjeçare. Në deklaratën për mediet nuk bëhet e ditur shkaqet se si ka ndërruar jetë.

Ndërkaq mëngjesin e së premtes është gjetur e pajetë dhe një 19-vjeçare, e cila rezulton të ketë qenë tetare në forcat e armatosura, po ashtu e rrëmbyer në 7 tetor kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Trupi I së resë u gjet pranë spitalit Al Shifa në gaza gjatë një operacioni kontrolli. Për të bëhet e ditur se inteligjenca izraelite kishte informacion se ndodhej në këtë zonë

Beteja tashmë është zhvendosur në terren ku forcat e armatosura kanë kryer aksione në zona të ndryshme.

Po ashtu janë publikuar edhe pamje të një tuneli që në rrjetet sociale ushtria izraelite thotë se ishin ndërtuar në spitalin në Shifa.

Operacione janë realizuar dhe në një kamp, ku kanë mbetur shtatë të vrarë të konsideruar militant të Hamasit por ka edhe një numër të plagosurish.

Pavarësisht kësaj vijojnë bisedimet për lirimin e mbi 200 pengjeve që për 40 ditë vijojnë të jenë në duart e militantëve. Negociatorët paralajmërojnë se pakti mund të realizohet.

Beteja ka sjellë një situatë të vështirë humanitare, ku një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh është në gjendje urie. Madje OKB deklaron se është e vështirë edhe për të dërguar ndihma

Më shumë se 11,500 njerëz janë vrarë në territor që kur Izraeli filloi sulmin ndaj Hamasit.