Tërmeti prej 6.7 ballësh godet Filipinet, lëshohet paralajmërim për cunami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 12:27
Një tërmet me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter ka godiur Filipinet. Siç raportohet nga EMSC, është lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën në rajonin Mindanao, njoftoi Qendra Gjermane për Kërkime Gjeologjike. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters.