Messi, Di Maria, Lautaro…, Argjentina me kampionët e botës për ndeshjet kundër Uruguait dhe Brazilit
Përfaqësuesja e Argjentinës, e drejtuar nga Lionel Scaloni, do të luajë kundër Uruguait dhe Brazilit ndeshjet që korrespondojnë me raundet 5 dhe 6 të kualifikueseve të Botërorit të ardhshëm, që do të zhvillohet në vitin 2026.
Skuadra bardhekaltër ka një avantazh të thellë në klasifikim dhe është me një këmbë në Botërorin e ardhshëm.
Pas fitores në katër raundet e para, Argjentina renditet e para me dymbëdhjetë pikë dhe është pesë pikë përpara ndjekësve të saj më të afërt, që janë Brazili, Uruguai dhe Venezuela.
Në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Uruguait dhe Brazilit nuk mund të mungonte Lionel Messi, i cili e ka lënë të hapur mundësinë për të qenë i pranishëm në eventin madhor të vitit 2026.
Emiliano Martínez – Aston Villa
Franco Armani – River Plate
Walter Benitez – PSV Eindhoven
Nahuel Molina – Atlético de Madrid
Germán Pezzella – Real Betis
Cristian Romero – Tottenham
Lucas Martínez Quarta – Fiorentina
Nicolás Otamendi – Benfica
Francisco Ortega – Olympiakos
Nicolás Tagliafico – Olympique Lyonnais
Guido Rodríguez – Real Betis
Rodrigo de Paul – Atlético de Madrid
Ezequiel Palacios – Bayer Leverkusen
Giovani Lo Celso – Tottenham
Alexis Mac Allister – Liverpool
Julián Álvarez – Manchester City
Lautaro Martínez – Inter Milan
Nicolás González – Fiorentina
