Ministri i Brendshëm francez: Nga fillimi i luftës në Gaza kanë ndodhur 1 518 akte antisemite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 11:34
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, njoftoi mëngjesin e sotëm se “1518 akte ose deklarata antisemite kundër francezëve të besimit hebraik janë regjistruar në Francë që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të nisura më 7 tetor”.
”Këto janë në thelb etiketime, ofendime, por ka pasur edhe rrahje dhe plagosje”, saktësoi ministri duke shtuar se ”janë arrestuar 600 persona”.
Për Darmanin, aktet ishin vepër e “të majtës dhe të djathtës ekstreme, të ushqyer nga antisemitizmi dhe islami radikal si dhe një formë antisemitizmi që vjen nga antisionizmi, thënë ndryshe urrejtja kundër Izraelit”.
”Ata që janë përgjegjës për aktet dhe deklaratat antisemite shpesh janë shumë të rinj në moshë. Në shumë raste edhe minorenë”, shtoi ministri.
