Nuk ndalen sulmet as gjatë natës në Bregun Përëndimor, raportohet për viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 08:33
Raportohet për palestinezë të vrarë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Tulkarm në orët e fundit. Të paktën tre persona u vranë në një sulm izraelit të martën herët në mëngjes, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Ndërkohë, pesë të tjerë u vranë gjatë një operacioni ushtarak izraelit rreth qytetit, raportoi AFP duke cituar një drejtor të një spitali lokal ku u regjistruan vdekjet. Pesë burrat ishin të moshës 21-29 vjeç, tha zyrtari.
Ka pasur një dislokim masiv të ushtarëve izraelitë në zonë mes raporteve për konfrontime të dhunshme.
