VIDEO/ Zëdhënësi i ushtrisë izraelite zbulon qendrën e Hamasit në bodrumin e spitalit të fëmijëve në Gaza
Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi të Gazës, zbuluan tunele të Hamasit në bodrumin e spitalit.
Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë, granata, pushkëAK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.
“Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu,” tha Hagari, duke shtuar se ”pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, ndër të tjera, pasi vranë izraelitët brenda shtëpive të tyre".
EXCLUSIVE RAW FOOTAGE: Watch IDF Spokesperson RAdm. Daniel Hagari walk through one of Hamas' subterranean terrorist tunnels—only to exit in Gaza's Rantisi hospital on the other side.
— Israel Defense Forces (@IDF) November 13, 2023
Inside these tunnels, Hamas terrorists hide, operate and hold Israeli hostages against their… pic.twitter.com/Nx4lVrvSXH
“Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia tregojmë këtë të gjithë botës”, pohoi zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.
Kundëradmirali Haggari tha se ushtria izraelite ka punuar për ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.
“Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, theksoi ai dhe akuzoi Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.

