Arifi: Shqiptarët në Serbi janë minoritet pa fuqi, vota e tyre është pa peshë

Kryetari i Komunes se Preshevës, Shqipërim Arifi në një intervistë në Ora News foli për situatën në rajon dhe komentoi edhe zgjedhjet e parakohshme në Serbi. Arifi u shpreh se shqiptarët në Serbi janë një minoritet pa fuqi dhe se vota e tyre është pa peshë atje.

"Pikë së pari këto zgjedhjet e parakohshme janë të paralajmëuara qysh pas zgjedhjeve të fundit në 2020, qysh atëherë presidenti Vucic ka thënë se kjo qeveri do zgjasë vetëm 2 vite.

Ne harrojmë se në Serbi ka zhvillime të brendshme që kontribuojnë për zgjedhje të parakohshme. Cdo dy vite në Serbi ka pasur zgjedhje të parakohshme. Shqiptarët në Serbi nuk janë signifikant, janë një minoritet i cili nuk është i fuqishëm.

Shqiptarët përbëjnë as 1% të votës në Serbi. Pra vota e tyre është pa peshë", tha ndër të tjera Arifi.